Arsimimi dhe edukimi i nxënësve që frekuentojnë institucionet “Flatrat e dijes”, janë të orientuara drejt standarteve bashkëkohore. Cilësia e shërbimeve arsimore që ju ofrohet nxënësve, konceptohet njëherazi si cilësi e nivelit të organizimit dhe menaxhimit të shkollës, cilësi e nivelit të mësimdhënies dhe nxënies së nxënësve, cilësi e kujdesit që bëjmë për të gjithë nxënësit tanë dhe së fundi si cilësi e rezultateve të arritura prej tyre në ç’do vit shkollor.
Rëndësi e veçantë i kushtohet krijimit të një klime të ngrohtë, mbështetëse e motivuese për të gjithë aktorët që veprojnë në shkollë, shndërrimin e mjediseve të shkollës në mjedise sociale ku njihen e respektohen liritë dhe të drejtat ligjore të gjithsecilit.
Për prindërit e nxënësve ofrohet ne vijimësi një klimë mikpritëse, bashkëpunuese dhe përfshirëse të tyre në vendimarrje të rëndësishme, kryesisht nëpërmjet sigurimit të një pjesmarrje dhe aktivizimi të mendimit të tyre në organet kolegjiale që ngrihen e funksionojnë në mënyrë demokratike në shkollë, si këshilli i prindërve, këshilli i klasave, këshilli i disiplinës, etj.
Synohet vazhdimisht në përsosjen e kulturës së marrdhënieve dhe të komunikimit midis aktorëve në shkollë, në mënyrë të veçantë të kulturës së komunikimit mësues-nxënës në klasë e jashtë saj, një kulturë që mbart e transmeton veçanërisht tek nxënësi vlera të vërteta të një shoqërie demokratike. Ne qendër të këtyre marrdhënieve qëndron përkujdesja për nxënësin dhe respekti reciprok.
Cilësia e nxënies shihet e lidhur ngushtë me aftësimin e nxënësve për punë të pavarur e krijuese, që edhe nxënësi të jetë burim informacioni.
Këtë vit shkollor do të synojmë përmirsime të ndjeshme në cilësinë e mësimdhënies dhe atë të nxënies përmes futjes në proçesin e mësimdhënies të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ç’ka do të mundësohet me ngritjen e sallave multimediale në të dy shkollat.