- Të ulet vazhdimisht , deri në minimizim, numri i nxënësve që nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat/standartet minimale të shkollës .
- Të rritet ndjeshëm , nga viti në vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që dëshmojnë plotësim në nivele të larta kërkesat/standartet e shkolles .
- Të rritet dukshëm, çdo vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që arrijnë të plotësojnë në nivelet më të larta të avancuara kërkesat/standartet e shkollës .
- Puna me nxënësit e talentuar të shndërrohet në një pol të fuqishëm të të gjithë punës së shkollave “Flatrat e dijes”.
- Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes”, të shndërrohen gradualisht në qendra trajnimi të përhershme për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike e jopublike të rrethit .
- Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes”, të jenë institucione të zbatimit të teknologjive të reja të edukimit .