1. Të mos jetë aspak fyes
- Të jetë i çliruar nga fjalët, shprehje, qëndrime dhe veprime që bien ndesh me normat e pranuara bashkarisht.
- Të mos fyejë askënd dhe asnjëherë nëpërmjet fjalëve, shprehjeve, tonit apo ideve përçmuese.
- Në komunikimin e tij verbal ose joverbal të shprehë dhe të motivojë qëndrime që shprehin kulturë dhe respekt për bashkëbiseduesin dhe dëgjuesit.
- Të zhvishet nga fraza e fjalë parazitare që shprehin apo burojnë nga gjendje emocionale negative.
- T’i adresohen njeri-tjetrit sipas emërtimit që lidhet me pozicionin e secilit në shkollë si p.sh mësues……, drejtor……, administrator……, president……, etj.
2. Duhet të respektojë individualitetin e gjithsecilit.
- Të mos jetë diskriminues.
- Të jetë i natyrshëm, i lirshëm, pa cënuar apo lënduar individin por duke e respektuar tërësisht dinjitetin e tij.
- Të mos cënojë intimitetin e jetës dhe personalitetit të individit.
3. Duhet të mos çoj në lindjen e konflikteve midis personave.
- Të edukojë tolerancën dhe shprehitë e nevojshme të pjesmarrjes në një debat.
- Të priret drejt shmangies së konflikteve midis individëve dhe kur këto lindin, të priren drejt zgjidhjes së drejtë të tyre.
- Të zhvishet nga fraza, ide e qëndrime ironizuese, që cënojnë personalitetin e individit.
4. Duhet të shërbejë për mirëkuptim, bashkëpunim dhe raporte të mira me njeri-tjetrin.
- Të krijojmë gjendje emocionale pozitive.
- Të kontribuojë për forcimin e mirëkuptimin dhe të miqësisë midis individëve pjesëmarrës.
5. Duhet të jetë demokratik
- Të mos jetë diktues, por bindës larg qëndrimeve autoritare.
- Të mbartë e transmetojë vlera demokratike si humanizmi, tolerance, pritja për dialog, vetkontroll.
- Të jetë i çlirët, i vërtetë, jo i shtirur
6. Duhet të shprehë dhe përforcojë vetkontrollin e vetpërmbajtjen.
- Të demostrojë dhe edukojë shprehitë e nevojshme për vetkontroll.
- Të parandalojë, dhe kur shfaqen, të ndikojë në zbutjen e qëndrimeve emocionale negative.
- Kjo aftësi duhet edukuar gradualisht te të gjithë nxënësit dhe duhet të karakterizojë drejtuesit dhe mësuesit e shkollës.