Në edukimin e fëmijëve në kopshtin “Flatrat e dijes” synimi është

Flatrat e Dijes

  • Edukimi dhe formimi i individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës në jetën shoqërore.
  • Pervetësimi i aftësive komunikuese, shprehëse dhe vepruese.
  • Zhvillimi i aftësive psikomotore, njohëse, emocionale, shoqërore dhe morale.
  • Respektimi i barazisë së shanseve për të gjithë fëmijët.

 

DISA TIPARE KARAKTERISTIKE TE KOPSHTIT “FLATRAT E DIJES”

  • Kopshti është i hapur ndaj familjes, në mjediset e tij mësimore e pushuese gjen përditë prindër që vëzhgojnë, bisedojnë e bashkëpunojnë me edukatoret e vetë fëmijët. Marrdhënie bashkëpunimi realizohen në vijimësi edhe me shkollat tona, me bibliotekat e tyre e sidomos me bibliotekën e qytetit.
  • “Flatrat e dijes” e konsiderojnë kopshtin si vendin e parë dhe më të rëndësishëm ku zë fill proçesi i integrimit social i fëmijëve. Ndaj ne i japim rëndësi situatave të pasura të komunikimit të fëmijëve me njeri-tjetrin dhe me të rriturit, që ata të kuptojnë gjithnjë e më mirë gjuhën e folur dhe të zhvillojnë aftësitë e veta shumëplanëshe.Lojërat, si një ndër veprimtaritë më të rëndësishme për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të zhvillimit të fëmijëve, kanë përparësi tek ne.
  • Veprimtaria edukative e kopshtit u përgjigjet nevojave fiziologjike, emocionale dhe intelektuale të fëmijës.
  • Në kopësht zhvillohen veprimtari të organizuara në mënyrë graduale në përputhje me moshën, deri në veprimtari më të organizuara, që realizohen me fëmijët më të rritur të moshës 5 vjeç.

Të gjithë fëmijët angazhohen me zgjidhjen e detyrave të përballueshme prej tyre, me synimin që të mos frenohen në dëshirën që kanë për të mësuar.